• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Alternativa e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë

Redaksia 2LONLINE 16 Nëntor, 2018 6 min
 Alternativa e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë

Deklarata e dy presidentëve për korrigjimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi, sot i ka mbushur 9 muaj. Me 16 shkurt 2018 e nënshkruan bashkë Thaçi dhe Vujanoviq, por sot jemi me 16 nëntor: deklaratën e kemi, por korrigjimin nuk e kemi. 80 deputetë regjimi nuk do të mund t’i bënte asokohe pa këtë mashtrim.

Albin KURTI

I gënjyen deputetët se Çakorri e Zhlepi e Bjelluha do të jenë të Kosovës. Më lejoni të citoj: “Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.” Kështu thuhej në Deklaratën që mban nënshkrimin e Thaçit dhe Vujanoviqit. Votat i morën, tokën e dhanë, korrigjimi ka ngelur veçse në letër.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, e ka inkurajuar Thaçin për këtë aventurën e tij për pazare territoriale me Serbinë, në emër të një demarkacioni të ri me të, të një korrigjimi tjetër nga i cili ne sërish dalim humbës. Haradinaj i dha 8.200 hektarë për ulësen e kryeministrit. Thaçi e jep veriun për ulësen e presidentit, ndërkohë që shtiret se kjo është për ulësen e Kosovës në OKB. Territor për karrigë, gjithsesi. Territor shteti për karrigë pushteti.

Mirëpo, kot bredh Thaçi poshtë e lart si paparazzi. Derisa ai nuk ka mandat legjitimues nga Kuvendi dhe as ekip negociator nga Qeveria, nuk do të guxojë të nënshkruajë marrëveshje me Vuçiqin. I bëj thirrje AAK-së e Nismës që të mos formojnë ekip negociator i cili do t’i shërbente Thaçit për të dëshmuar para faktorëve ndërkombëtarë se ai nuk është i vetmuar. Thaçi është dhe duhet të mbetet i vetmuar. Në protestën e 29 shtatorit u dëshmua që populli ynë nuk i nënshtrohet këtij njeriu. Çfarëdo ekipi negociator tash, vetëm sa i jep hov negociatave, dhe shërben si dhjam për arushën, si imunitet për presidentin në këtë aventurën e tij me agjendë serbo-ruse.

Para dy viteve e gjysmë, pakkujt, në mos askujt, nuk ia ka marrur mendja që fiton Trumpi apo ngjan BREXIT-i. Mirëpo, para vetëm një viti e gjysmë askujt, ama bash askujt, nuk ia ka marrë mendja që ish kyeministri maqedonas Gruevski do të kërkojë azil politik në Hungari. Prandaj, asaj rruge është edhe Thaçi – drejt azilit në Rusi. Ne nuk mund ta ndalim në rrugën e tij. Por, ne mund dhe duhet ta ndalim që ai ta marrë Kosovën me vete. Kosova nuk futet dot në valixhe. Asnjëherë, të askujt. Toka jonë është e shkriftë, sepse historikisht është përplot gjak, lot e djersë të panumër brezave. Të palarat e veta në valixhen e tij, Thaçi nuk i shkëmben dot me tokë të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! propozon alternativën me katër hapa për bisedime me Serbinë, pra për bisedime alternative, të përgatitura mirë për zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme:

Hapi i parë: shqyrtim dhe vlerësim i dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) në Kuvendin e Republikës. Janë 33 marrëveshje me Serbinë dhe një raport 38 faqësh i qeverisë së Kosovës mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e atyre marrëveshjeve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017, teknik e politik, do të na tregojë ku ndodhemi dhe cilat janë mësimet që duhet t’i nxjerrim për rrugën përpara. Me 9 korrik ka ardhur ky raport qeveritar në Kuvend. Edhe pas më shumë se katër muajve, kryetari i Kuvendit Veseli po e bllokon atë në agjendën parlamentare që të mos e sjellë në seancën plenare. Agjenda parlamentare është e zaptuar.

Hapi i dytë: ne duhet ta dimë se çka duam, cilat janë qëllimet tona në bisedimet me Serbinë. Kuvendi i Republikës duhet ta përcaktojë qartë se cilat janë qëllimet e shtetit tonë dhe ato qëllime duhet të përkthehen mandej në listë kërkesash zyrtare ndaj Serbisë. Natyrisht që edhe Serbia do të ketë listë të kërkesave, por kjo nuk na intereson neve tash. Ne duhet ta dimë dhe përcaktojmë çka ne duam, psh. njohja e pavarësisë, kthimi i të pagjeturve, reciprociteti i të drejtave, reparacioni e sukcesioni etj. le ta përcaktojmë qartë e saktë dhe le ta bëjmë këtë kërkesë zyrtare.

Hapi i tretë: platforma me parime e Republikës së Kosovës për bisedime me Serbinë. Ne qysh në vitin 2014 kemi deklaruar që nuk jemi në parim kundër dialogut, por jemi kundër dialogut pa parime; këto parime duhet të përcaktohen, diskutohen e votohen në Kuvendin e Kosovës. Është gabim të flitet për rezultatin në fund të bisedimeve, sepse atë askush nuk e di. Ne duhet të flasim për qëllimet tona dhe parimet e procesit. Bisedimet nuk mund të jenë një skenar i gatshëm ku ne bëhemi aktorë mekanik përfundi një regjisori të ashpër, por proces me parime ndërmjet palëve që kanë qëllime.

Hapi i katërt: ekipi negociator me legjitimitet nga Kuvendi, me përbërje gjithëpërfshirëse, udhëheqje kredibile dhe strategji përkatëse. E vetmja gjë që nuk mund të jetë publike në këta katër hapa, është strategjia e ekipit negociator. Gjithçka tjetër duhet të jetë transparente. Ky ekip negociator i raporton Kuvendit të Republikës dhe komisioneve të tij varësisht nga kërkesa dhe nevoja siç është normale në një republikë parlamentare si puna e shtetit të pavarur të Kosovës.

Dy hapat e parë mundemi t’i bëjmë edhe para zgjedhjeve të reja e të parakohshme parlamentare. Hapat 3 dhe 4, vetëm pas zgjedhjeve kur dalin institucionet me legjitimitet të freskët.

Etiketa:Albin Kurti bisedimet me Serbinë Kosova kryesore Serbia Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Genc Halimi shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

19 Gusht, 2022

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022

Ndalohet një i dyshuar në kufi tek Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

18 Gusht, 2022

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

15 Gusht, 2022

Qeveria: Fillon mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com