Partia për Veprim Demokratik ka shprehur shqetësimin lidhur me ftesat për biseda informative të qytetarëve shqiptarë të komunës së Bujanocit që po marrin nga inspektorët e MPB-së.
PVD thotë se shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ftojnë qytetarët në biseda informative përmes telefonit dhe nëpër ambiente private, që sipas kësaj partie paraqet jo vetëm shkelje të dispozitave të kodit të procedurës penale, por edhe fushatë të frikësimit me metoda të mirënjohura të policisë politike ndaj shqiptarëve, transmeton Titulli kumtesën e këtij subjekti politik shqiptar, shkruan Titulli.
artia për Veprim Demokratik vlerëson se për këtë fushatë të “bisedave informative” për pasojë ka frikësimin e qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, dhe që do të njoftojë veç autoriteteve vendore edhe institucionet ndërkombëtare.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=200