Kryesia e degës së PVD – së në mbledhje të përbashkët me kryetarët e nëndegëve në komunë të Preshevës vendosi që nga 22 janari të filloj serinë e tubimeve me anëtarësinë e PVD – së, që do të hapet me tubimin në Rahovicë.
Në këto tubime do të propozohen kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Preshevës duke u bazuar në përgaditjen profesionale dhe kualitetet e tyre morale dhe politike.
“Gjithashtu në këtë aktivitet të anëtarësisë së PVD – së do të kompletohen komisionet dhe trupat punuese që do të përgadisin programin zgjedhorë të PVD – së ku do të dominojnë projekte konkrete me të cilat udhëheqja e re e pushtetit lokal do ta shpëtojë komunën e Preshevës nga gjendja katastrofale ku e ka katandis menaxhimi i stërkequr i PDSH – së”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PVD.
Sipas kës kumtese njëkohësisht në këto tubime përgaditore për fushatën zgjedhore të PVD – së do të finalizohen edhe përgaditjet për mbajtjen e Kuvendeve zgjedhore të Forumit të gruas dhe Forumit rinor në kuadër të degës së PVD – së në Preshevë.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=22635