(2L ONLINE) – Në organizimin e Organizatës Jo Qeveritare “Elita” dhe në mbështetje të Misionit të OSBE-së është mbajtur sot një punëtori lidhur me Planin e Veprimit të Komiteteve Konsultative për Pjesëmarrje të Qytetarëve në Vendimmarrje si dhe të Komitetit Konsultativ për Personat me Nevoja të Veçanta si dhe për marrjen e propozimeve konkrete lidhur me planin e veprimit për këto dy Komitete për vitin në vijim.
Sami Demelezi i cili ka folur në emër të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë tha se këto dy Komitete Konsultative janë një ndihmesë në lehtësimin e punës së Institucioneve Komunale.
“Të dy këto Komitete janë shumë të rëndësishme pasi që me këtë Asambleja Komunale afrohet me qytetarët e saj si me ata që dëshirojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të atyre me nevoja të veçanta” u shpreh Demelezi.
Ndërsa Ibrahim Sefedini nga OJQ-Elita Viti ka folur rreth formimit të këtyre Komiteteve.
“Komuna e Vitisë në muajin prill të këtij viti ka marrë një vendim për themelimin e këtyre dy Komiteteve Konsultative duke u bazuar në udhëzimin përkatës administrativ” u shpreh Sefedini.
Ai kërkoj nga anëtarët e dy Komiteteve që të bashkëpunojnë me trupat e Kuvendit që ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve për të cilat edhe janë formuar ato.
Ndërkaq Ibadete Hyseni ka folur lidhur me punën e Komunës së Vitisë në hartimin e Strategjisë duke potencuar edhe objektivat strategjike. Ajo ndër tjerash kërkoj nga të pranishmit që të japin propozimet e tyre lidhur me këtë strategji komunale.
“Ju ftojë që të jepni mendimet tuaj se çka dëshironi të përfshini në Strategjinë këtë përveç se mund ta bëni sot në këtë takim keni mundësinë edhe në ditët në vijim në formë të shkruar. Kjo strategji në fillim të vitit të ardhshëm do të dërgohet për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë” u shpreh Hyseni.
Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë,Partive Politike, pjesëmarrës nga trupat e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komiteteve Konsultative, OSBE-së, OJQ-Elita dhe të tjerë./2L ONLINE/