Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një punëtori ( seminar) për përfaqësuesit institucionalë të rajonit të Gjilanit që merren me hallkat e sigurisë në përgjithësi në ketë kuader edhe me krimet e urrejtjes.
Pjesëmarrës ishin, Policia e Kosovës, gjykatës, prokurorë, si dhe avokat ku u diskutuan detyrimet e tyre kur merren me këto krime.
Gjatë seminarit, ata gjithashtu hulumtuan praktikat më të mira në sigurimin e rehabilitimit dhe mbështetjes për viktimat e krimeve të urrejtjes dhe si të trajtojnë siç duhet rastet e krimeve të urrejtjes dhe të mbrojnë të drejtat e viktimave dhe të mbajnë parimet e dinjitetit dhe respektit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në këtë punëtori është ofruar një prezantim i shkurtër për krimet e urrejtjes roli i institucioneve përkatëse, duke përfshirë detyrimet pozitive dhe kuadrin ligjor aktual me fokus në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira.
“Edhe diskutimet dhe paraqitja e prezantuesve tê Policisë së Kosovës ka pas fokus zbatimin e Strategjisë “Policimi ne bashkësi”, ku synim kemi respektimin e ligjit duke krijuar ambient të qet dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.