DYLON

Lekaj nënshkroi tri Udhëzime Administrative që kanë të bëjnë me autoshkollat dhe trajnerët për patentë shoferë

Lekaj nënshkroi tri Udhëzime Administrative që kanë të bëjnë me autoshkollat dhe trajnerët për patentë shoferë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi Udhëzimin Administrativ nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesional në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesional ne autoshkolla, pastaj Udhëzimin Administrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave dhe Udhëzimin Administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ.

EkoHigjiena