/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit “ Promovimi i Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ- Network of Peace Movement/ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) ka organizuar një punëtori mbi etiken dhe llogaridhënien për organet e ekzekutivit.
Në këtë punëtori kanë marrë pjese: Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shefi i Personelit, Shefi i Zyrës Komunale për Shërbime të Qytetarëve, Shefi i Zyrës së Informimit, Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Përfaqësues të Mediave .
Fjalën hyrëse te kësaj punëtorie e ka bere projekt menaxherja Besime Tusha e cila ne fillim ka shpjegua ne pika te shkurta ecurinë e projektit i cili është ne përfundim e sipër, si dhe për rendësin, qëllimet e kësaj punëtorie qe ka te beje kryesisht me prezantim i draft kodit të etikës për të zgjedhurit e popullit si dhe me prezantim mbi etiken dhe transparencën ne administratën komunale si dhe obligimet e ekzekutivit ndaj llogaridhënies.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione të qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe të përgjegjshme për organet ekzekutive.
Pas prezantimit shumica e pjesëmarrësve kane diskutuar lidhur me draft kodin e etikes qe ka te beje me ekzekutivin si dhe kanë shprehur mendimet sa i përket këtij drafti i cili i ka munguar kuvendit komunal dhe drejtorive komunale, dhe se shpejti do te behet edhe nënshkrimi i kodit te etikes nga ana e drejtorive komunale.
Në fund te punëtorisë është bëre identifikimi i sfidave si dhe janë nxjerrë rekomandimet qe kane te bëjnë me kodin e etikës dhe llogaridhënies tek ekzekutivi .
Ky projekt “Promovimi i kodit të etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. /2L ONLINE/