Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 07:00, janë në grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.
Ata kërkojnë kalimin e Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të nis menjëherë implementimi i ligjit.
FSSHK-ja njëherësh kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet joemergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.
Sipas sindikatës së shëndetësisë, greva organizohet duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018.