/2L ONLINE/ – Sot në Gjilan, para Teatrit të Qyteti, në ora 12:00, do të mbahet protestë e ish punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore të privatizuara, por të cilat nuk janë likuiduar dhe punëtorëve nuk iu janë dhënë pagat e mbetura, e për të cilat, ata kanë edhe vendime të plotfuqishme nga Gjykatat përkatëse. Po ashtu, në disa ndërmarrje, punëtorët nuk i kanë marr as mjetet e 20 përqindshit, të garantuara me rastin e privatizimit.
Protesta organizohet nga Zyra Regjional e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Aziz Azizi, koordinator i Zyrës Regjionale ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se kjo protestë po iu imponohet punëtorëve nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit (AKP), i cili vetëm diti për t’i shitur Ndërmarrjet Shoqërore por jo edhe për t’i kryer obligimet e saja, për t’i barazuar ato.
Sipas tij, në Anamoravë janë privatizuar mbi 50 ndërmarrje Shoqërore, prej të cilave vetëm në 13 janë likuiduar apo është bërë likuidim i përkohshëm. Për këtë shkak, sot me fillim në orën 12:00, punëtorët e këtyre ndërmarrjeve të komunave Gjilan, Viti e Kamenicë, do të shprehin pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj AKP-së, përmes protestës një orëshe, që do të mbahet para Teatrit të Qyteti të Gjilanit. /2L ONLINE/
Foto ilustruese nga protestat e kaluara e punëtorëve të ish Ndërmarrjeve Shoqërore në Rajonin e Gjilanit