Nga: Flamur Hyseni
Njëri nga qytetarët e Republikës, është edhe Valon A. Syla, i cili është duke u marrë me pune publike në cilësi të opinionistit dhe po e shfrytëzon maksimumin e lirisë së mendimit, që po e thotë përmes lirisë së shprehjes, e që është minimumi i mendimit të thënë publikisht.
Kushdo që frikësohet nga fjala e thënë publikisht, është kundërshtari më i madh i ekzistimit të shoqërisë së hapur dhe demokratike.
A ka abuzim në emër të lirisë së shprehjes? Po, ka shumë. Për këtë arsye ekzistojnë ligjet, ekzistojnë gjykatat, dhe për këtë e FITON satisfaksionin e madh: DREJTESINË.
Pra, para se me qenë i dhunshëm, duhet me pas DURIM (sabër).
Ligji e ndalon vetëgjyqësinë. Nuk ka drejtësi për vetëgjyqësinë.
Edhe me këtë rast mund të ketë abuzim, sepse Valon Syla nuk ka pas “besë” nga askush, që me fol kudo që mundet publikisht, sepse nuk është i detyruar me kërku “besë” nga askush, sepse punët publike nuk janë private, por, janë PUBLIKE.
Minimum edukimi duhet me pas, për me bë dallimin ndërmjet lirisë së shprehjes dhe abuzimit me lirinë e shprehjes.
Pozita e Hoxhës, është pozitë publike, nëse është i punësuar ne BIK (Bashkësinë Islame të Kosovës).
Nëse Hoxhës mund t’i bëhet ndonjë dhuratë në vlerën më të lartë se sa modeste (sa e lejon edhe ligji), dhe siç e thotë ligji, reagimin duhet ta bëjmë të gjithë.
Çka, nëse do ti behet një dhuratë e tillë drejtorit të shkollës nga prindërit e femijëve, që janë nxënës në atë shkollë?
Çka, nëse do ti behet një dhuratë e tillë kujdestarit të klasës nga prindërit e fëmijëve, që janë nxënësit e asaj klase?
Kur do të mësohemi me kuptu, çka do te thotë me u marre me pune publike?! /2LONLINE/