DYLON

PDK e Gjilanit ka vendosur për formimin e komisioneve të reja profesionale

PDK e Gjilanit ka vendosur për formimin e komisioneve të reja profesionale
Avatar photo Redaksia

“Në takimin e mbajtur sot, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vendosur për formimin e komisioneve të reja profesionale, me kuadro dhe ekspertë të fushave të ndryshme që i shërbejnë fuqizimit të degës dhe që do të jenë mbështetës të qeverisjes komunale, në veçanti për sektorët që udhëheqë PDK në Gjilan”, ka bërë me dije kryetar i kësaj dege, Riad Rashiti, transmeton 2LONLINE.com.

Ai tha se ky proces fillon tani, ndërsa planifikohet të përmbyllet deri në muajin qershor.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë kuadrot profesionale të Gjilanit që të na bashkohen dhe të jenë pjesë e kontributit të tyre profesional në vendimarrjen politike, për qytetin tonë“, ka thënë Rashiti i PDK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.