DYLON

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, vizituan sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ku u pritën nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari i uruan gjeneral Dreshajt gradimin e po ashtu suksese në drejtimin e kësaj komande, që përbën elementin kyç luftarak tokësor.

EkoHigjiena

këtë takim u theksua se duke qenë në fazën e dytë të implementimit të Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit kërkohet shumë angazhim për të përgatitur ushtarët e rinj në aspektin profesional, e po ashtu për të ngritur kapacitetet humane përmes trajnimit të vazhdueshëm të ushtarakëve tanë.

Ministri Mehaj me këtë rast u shpreh se me punë të pandërprerë, investime të vazhdueshme, Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet për të pëmbushur standardet e NATO-s, ashtu që si ushtri të kontribuojë jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë në vend, por gjithashtu në rajon dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.