Shumica e njerëzve së paku njëherë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut.
Ky fenomen njihet me emrin miokimi, dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë.
Stresi
Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qerpikut. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.
Kafja
Shumë ekspertë mendojnë që stimulantët si kafeina, e shkaktojnë dridhjen e qerpikut. Nëse e keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.
Mungesë e magnezit
Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit mund të çojë deri tek miokimia. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.
Sytë e thatë
Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe si pasojë e marrjes së disa medikamenteve të caktuara. Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë.
Tendosja e syrit
Shumë shprehi sjellin deri te tendosja e syve dhe dridhja e qerpikëve. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet të pushojnë mirë!