Shkruan: Genc Xh Mustafa
(2L ONLINE) – Opozita e Gjilanit ka hyrë në një rrugë pa kthim. Që nga humbja e zgjedhjeve me 1dhjetor 2014, ku Kryetari Lutfi Haziri fitoi në mënyrë plebishitare me 26.000 vota, opozita assesi nuk po mundet të kthjellët dhe ta marr vetën. Këtë keq-informimi ndaj qytetarëve opozita duhet ta ndalë sepse Qytetari nuk e duron arrogancën këtë e dinë më së miri PDK që pësoi një fiasko në zgjedhjet e fundit por këtë mesazh të qytetarëve duhet ta kuptojnë edhe adoleshentët e Vetëvendosje.
Vetëvendosje me konferenca shterpe duanë të hedhin balt mbi punën e kësaj qeverisje edhe pse me një dietë buxhetore po vazhdon të ketë investime në të gjitha sferat dhe po paguan borxhe të partisë së Riad Rashitit (PDK) i cili me konferencat e tij bajate del dhe nuk thotë asgjë.
Pse qeverisja e Lutfi Hazirit do të njihet si qeverisje transparente dhe e kujdesshme me paranë publike. Për ti sqaruar qytetarët nga keqinformimet e dy partive opozitare që po hedhin vrer mbi qeverisjen e suksesshme të Kryetarit Lutfi Haziri, ne do ti japim të dhënat e sakta mbi harxhimin e parasë Publike:
1. Shpenzimet për dreka darka për vitin 2014 janë 3915.14 euro.
– Shpenzimet për vitin 2013 nga ish-qeverisja e kaluar janë 50.165.55 euro
2. Shpenzimet për Telefon Fiks për vitin 2014 janë 1440.01 euro
– Shpenzimet për vitin 2013 nga ish-qeverisja e kaluar janë 7365.62 euro
3. Shpenzimet për Gjenerator për vitin 2014 janë 424.52 euro
– Shpenzimet për vitin 2013 nga ish qeverisja e kaluarë janë 3820.66 euro
4. Shpenzimet për karbuarnt për vitin 2014 janë 19083.32 euro
-Shpenzimet për vitin 2013 nga ish qeverisja e kaluar janë 20840.09
Gjatë vitit 2014 janë paguar borxhe të ish-qeverisjes së kaluar po në këto katër(4) pika shumë të mëdha. Për hir të opinionit do ti paraqesim edhe këto pagesa që i kemi bërë si komunë. Dhe të pamundësojmë oponentët tanë opozitarë sikurse ata të VV-së që mos të shpifin ndaj përkujdesjes tonë që paranë(taksën) e qytetarit ta kthejmë në investim.
Borxh të paguara nga qeverisja e Lutfi Hazirit, për ish-qeverisjen e kaluara janë këto:
1. Borxhe të paguara për Dreka,Darka të ish-qeverisjes së kaluar, në vitin 2014 janë 25.154.66 euro
2. Borxhe të paguara për Telefon fiks të ish-qeverisjes së kaluar, në vitin 2014 janë 855.30 euro
3. Borxhe të paguara për Gjenerator të ish-qeverisjes së kaluar, në vitin 2014 janë 1329.03 euro
4. Borxhe të paguara për karburantë të ish-qeverisjes së kaluar, në vitin 2014 janë 12.210.86 euro
Qytetari po e sheh ndryshimin, andaj mos e helmoni qytetarin me raporte të pavërteta për Qeverisjen e re të LDK-së me Kryetar Lutfi Haziri. Është fat që një politikan i kalibrit Nacional të udhëheqë me komunën tonë. Këtë po na dëshmon edhe vizita e fundit e Kryetarit në Amerikë në lutjet e Mëngjesit. Vizitë e realizuar pas ftesës nga Kongresmen Amerikan.
Kryetari Lutfi Haziri dhe qeverisja e LDK-së, në asnjë moment nuk do të ndalet së përkrahuri Rinin dhe Sportin. Ky prioritet shihet edhe tani në ndarjen në njësi dhe me kode buxhetore të pavarura nga (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport) si ishte.
Vetëm për vitin 2014, zyra e Kryetarit ka lëshuar subvencione në shumën 23.010.10 euro.
Ftojmë opozitën të jenë konstruktiv, të punojnë për interesa të qytetarëve dhe jo të grupeve partiake. Të informojnë drejtë dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve 2013 dhe rolin e tyre me fuqinë e caktuar me votë. Viti 2015, do të jetë vit edhe më i mirë për Gjilanin në aspektin e investimeve dhe mirëqenies. /2L ONLINE/