Në të gjitha vendet demokratike funksionon shteti përmes pavarësisë ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Për realizimin e pavarësisë së këtyre institucioneve të përmendura në Kosovë duhet doemos demokratizimi përmes reformave, në radhë të parë, të partive politike në Kosovë, meqë centralizimi nga partitë politike bartet në organet shtetërore.
Shkruan: Sami ARIFI
Nga ky centralizëm i paparë në Kosovë se, praktika e gjerëtanishme ka treguar, në çdo palë zgjedhje sa ishte i rëndësishëm posti i kryeministrit të Kosovës, që përmes këtij posti pretendohet për të rrëmbyer shtetin, si dhe kapjen e institucioneve të tyre, në mënyrën si të ishte një centralizëm monist.
Këto ambicie shihen edhe gjatë bashkëpunimit të partive politike për bërjen e kualicioneve, por që pengesë në realizimin e këtyre aleancave gjithnjë është posti kryeministror, meqë përmes këtij posti kryeministror insistohet kapja e tërë shtetit, bëhet paralizimi i shtetit ligjor dhe kështu mendohet që kryeministri të bëhet vet ligji.
Konkurenca për vlera të mirëfillta te partitë politike duhet gjithmonë të egzistoi, ajo egziston jo vetëm në mes partive politike, por edhe në mes vet subjektit në garë për fitore, rregulla këto që i kanë të gjitha shtetet demokratike.
Uroj të vetëdijsohen paria e partive politike, dhe të kërkojn një ligj përmes Parlamentit të Kosovës për të gjitha partitë politike bërjen e reformave rrënjësore të thella demokratike, kjo mundë të bëhet edhe përmes parlamentarëve që do të zgjidhen në parlament, dhe kështu të heqin njëherë e përgjithmonë pretendimet për tu bërë vet ligji përmes ardhjes në pushtet, si kryeministër, nga partia politike.
Funksionimi i ligjit në shtet bëhet vetëm atëherë kur bëhen reforma të thella demokratike në partitë politike kështuqë heqet liderizmi nëpër parti dhe, s‘është më zbatushmëria e ligjit përmes liderit, zbatushmëeia e ligjit bëhet përmes organeve të pavarura shtetërore, kështu do të funksionojnë ligjet shtetërore të cilat sjellin sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosëvës.