Tersi është në lidhje me inercinë të cilën e nxit gjumi, i cili mund të gjasë prej 5 deri 20 minuta dhe ndonjëherë edhe më shumë.
“Procesi i zgjimit është i ngadalshëm. Jo si llamba që e ndizni, por shumë, shumë më i ngadalshëm”, thotë Allison Harvey, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Kalifornian dhe shton se “këto ndjenja nuk janë të këndshme, por nuk do të thotë që keni fjetur keq”.
E vërteta ndoshta qëndron në qëndrimin e keq ndaj ditës. Nëse tersi ndodh çdo mëngjes ose vetëm prej së hënës deri të premten, arsyeja mund të jetë mungesa e gjumit dhe fakti që gjatë atyre ditëve ju zgjon alarmi, derisa jeni ende të lodhur ose nga ana tjetër nuk i gëzoheni shkuarjes në punë.
Disponimi i së hënës mund të na “godasë” në cilëndo ditë të javës. Madje edhe kur e pëlqeni punën tuaj, veçanërisht nëse e doni, mund ta keni problem që të hënën të shkoni aty. Pas dita- ditësh rutine shpesh është e vështirë të futeni në “modin e punës”.
Mënyrat si mund të zgjoheni dhe disponoheni më shpejt:
– Kur zgjoheni, hapni perdet dhe le të hyjë drita në dhomë;
– Orën e parë kalojeni jashtë në shëtitje;
– Përpiquni të komunikoni sa më shumë;
– Rregullojeni shtratin që nga inercia të mos ktheheni përsëri aty;
– Kafja ose çaji mund ta ndihmojnë zgjimin e mëngjesit.