Shkruan: Sami ARIFI
Çudi, i duam të huajt më shumë se vetveten, edhe se kemi pësuar prej tyre, edhe se origjina nënë e të gjitha gjuhëve është nga gjuha shqipe, ndërsa gjuhët tjera janë mbesa e stërmbesa…
Konfesionet predikohen në gjuhë të huaja që fare si kuptojmë, madje i përdorim më shumë se në gjuhën e nënës që e kuptojmë, në falje e në lutje që e ndjejmë…
Çudi, shikoni mbishkrimet e kafeterive private në Kosovë janë me shumicë në gjuhë të huaja edhe se popullata shqiptare fare si kupton ato mbishkrime…
Çudi, emrat e shqiptarëve lihen në gjuhë të huaj si: në arabe, turke, greke, sllave e të tjera…
Madje, edhe faltoret shqiptare emërtohen në emra jo të shqiptarëve, e mos të flasim për lutjet, faljet në gjuhë të huaja që si kuptojmë fare, as fare si ndiejmë sepse, lutjet, faljet ndihen shpirtërisht vetëm në gjuhën amtare…
Çudi, emrat e kafshëve lihen në gjuhën shqipe p.sh lopës i lihet emri bardhanë e tjera…,ndërsa shqiptari i venë emrin fëmijës së vetë në gjuhë të huaj, leje që atë emër se kupton popullata shqiptare, po që nuk e kupton emrin e fëmijës edhe ai që vetë ia ka vënë…
Shtrohet pyetja, edhe sa kohë për ne shqiptarët do të vonohet zgjimi kombëtar?!… /2LONLINE/