Pse heshtë rinia?! Deri kur dhe kur do ta ngritë zërin?! Nuk mund ta kuptojë heshtjen e tyre?!
Nuhi Nuhiu
Që nga paslufta, rinia në Republikën e Kosovës është shumë pasive me përjashtim në disa aktivitete të subjekteve politike. Ama, për çështje që ka të bëjë për, perspektivën e saj, për zhvillimin ekonomik, prosperitetin e vendit, shumë pak po dëgjohet zëri i saj.
Pse rinia të jetë në bisht të ngjarjeve?! Përse rinia të pajtohet me udhëheqjen në subjekte politike ku janë?!
Rinia e Kosovës ia ka dridh themelet e Ish Jugosllavisë. Kjo rini, sipas sondazheve, tani nuk e ka vullnetin e protestës, kundër papunësisë, kundër keqpërdorimit, kundër degradimit të arsimit, e shumë e shumë dukurive devijante që nga paslufta e sot.
Deri kur do ta kem rininë e përgjumur?! Partitë politike e dëshirojnë këtë rini, kuptohet kemi përjashtime. Rinia e ka gjënë më të shtrenjtë pas shpirtit, moshën e re.
Nëse tani iu nëpërkëmbet dinjiteti i juaj, rini, vështirë do ta keni në moshën më të madhe. Nuk është vetëm çështja që ta mbaroni fakultetin e më pastaj të punoni në vende të tjera të punës, por duhet kërkuar llogari dhe të pyetën Qeveritë, pse hapni fakultete?! Do me thënë, fakultete për biznese të politikanëve?
Është koha e fundit, rini, që të mos të jeni lule dekori në parti. Ngriteni zërin dhe në ato parti, ta gjeni, krijoni hapësirën për ndryshime.
Rini, mos heshtni, të jeni aktiv e jo vrojtues pasiv. Mos pritni vetëm liberalizimin e vizave. Kështu e do politika në Kosovë, të zbrazet Kosova.
Rini, këtu e ke vendin, kurse ata që nuk din ta zhvillojnë shtetin, ata le të ikin nga Kosova, nuk e kanë vendin këtu.
Prandaj, rini, është kohë e fundit. Shiheni, pazaret politike, shiheni si fitohet pushteti, pa një program për zhvillim ekonomik, pa një strategji, pa një vizion të caktuar, e bënë fushatën, vetëm duke akuzuar njëri tjetrin. Edhe pse disa ishin, së bashku në koalicion dhe e “zhvilluan ” shtetin dhe pa pikë marreje, kërkuan votën, besa edhe e morën.
Prandaj, rini, ju jeni ata të cilët bëni ndryshime, mos pritni asgjë nga kjo kastë politike.
Ju lutëm, prishjani gjumin edhe këtyre politikanëve, tregojani vendin…!