/2L ONLINE/ – Psikologët shkollor janë persona kyç që ndikojnë në përmirësimin veprimtarisë mësimore, edukative në shkolla. Këta profesionist njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe çështjet e edukimit dhe arsimit të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë.
Ata janë të pajisur me mjetet profesionale dhe kanë trajnimin e duhur të kryer në vlerësimin e nxënësit dhe stileve njohëse, të mësuarit duke pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor. Marrëdhëniet e rregullta të drejtpërdrejta me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin për të siguruar kushte më të mira të krijimit të shëndetit mendor të nxënësve në institucionet shkollore.
Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?
- Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;
- Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;
- Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;
- Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve;
- Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;
- Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;
- Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësit;
- Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe funksionimit personal;
Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie si dhe problemet e tjera emocionale, sociale, familjare etj. /2L ONLINE/
/Autori është Psikolog Klinik/