Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar, propozim ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.
Për këtë para mediave folën, anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj dhe sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta .
***
Peticioni për zyrtarizmin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid – 19, po fillon. Përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ne si qytetar të Kosovës do të kërkojmë anulimin e këtyre gjobave për periudhen 15 mars 2020 – 15 maj 2021.
Në këtë javë do të jemi në sheshet e qyteteve të Kosovës, ku do të kemi mundësi të bisedojmë dhe ta fuqizojmë këtë nismë. Kërkesa për shlyerjen e gjobave të shqiptuara në kohë pandemie përbën kërkesë për vendosje të drejtësisë.
Muajt e fundit virusi ishte përhapur shumë. Përhapja solli rritje të numrit të të inefektuarve, por shumë të tjerë edhe pësuan tragjikisht. Kjo valë është rezultat direkt i fushatës zgjedhore dhe sjelljes së papërgjegjshme të partive politike pa dallim.
Përveç drejtësisë, falja e gjobave ka edhe arsye ekonomike. Pandemia dhe masat e mbylljes tashmë i kanë kushtuar shumë ekonomisë. Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba, kurse gjoba më e vogël është 35 euro. Pagesat e gjobave përbëjnë heqje të parasë nga qarkullimi dhe ulje të kërkesës agregate. Kjo sepse shumica e gjobave të shqiptuara janë ndaj qytetarëve të varfër ose të shtresës së mesme.
Një masë është e drejtë kur zbatohet njëjtë për secilin qytetar. Vetëm kështu, ajo nuk është arbitrare e diskriminuese.