(2LONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan dhe Partia Social Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje gjatë mandatit 4 vjeçar.
Marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri dhe ai i Degës së PSD-së në Gjilan, Ismet Hajdini.
Saranda Bllaca zëdhënëse e Degës së LDK-së, ka bërë të ditur se kjo marrëveshje mes dy partive është e pakushtëzuar dhe e bazuar në partneritet të shëndetshëm me qëllim të funksionalizimit të plotë të insitucioneve komunale si dhe në punën e përbashkët me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve për qytetarët.
Sipas saj, PSD konfirmon se do të jetë partnere e LDK-së në realizimin e agjendës së Kuvendit të Komunës në mbështetje të plotë për realizimin e programit qeverisës të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri.
Përndryshe, Partia Social Demokrate në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka një përfaqësues, e ai është .Ismet Hajdini. /2lonline/