BOTIM I RI
Ramadan MEHMETI: “GJËMA E SHTATË”, prozë poetike, botoi “ROZAFA”, Prishtinë 2020
Nga recensioni
…Si ta lexojmë gjëmën që e tekstualizon artistikisht Ramadan Mehmeti?
Në Bibël ekziston Libri i Vajtimeve që ligjëron për shkatërrimin e qytetit të Jerusalemit: Jeremia vajton largimin e qytetit nga rruga e Hyjit, më saktësisht, nga rruga e drejtë që nis një popull dhe devijon nga ajo. Dhe ndodhin gjëma të reja.
Kësisoj edhe ky libër i Ramadan Mehmetit, mund të lexohet si një gjëmë jona e përbashkët për t’i vajtuar kokëkrisjet tona mbi qenien tonë, zhvlerësimet e gjithçkaje që ka të bëjë me vlerat njerëzore, nacionale e shpirtërore.
Por kur na e thotë më shkoqur te teksti i tij i prozës poetike “Gjëma e shtatë”, atëherë thjerrëza e kuptimeve pasurohet e bartet edhe diku tjetër:
Prend Buzhala