• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Info+
  3. Kërkohet zbatimi i marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh
Info+ Viti

Kërkohet zbatimi i marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh

by Redaksia 2LONLINE 13 Tetor, 2020 2 min read
 Kërkohet zbatimi i marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh

Udhëheqja komunale kërkon zbatimin e marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh.

Autoritetet komunale të Vitisë, i kanë dërguar sot një kërkesë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia e jetësimit të marrëveshjes ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellde.

Implementimi i kësaj marrëveshje, posaqërisht hapja e pikës kufitare për lëvizjen e qarkullimit të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, është e drejtë themelore dhe për shkak të konfiguracionit, konsiderohet se është e domosdoshme hapja e kësaj pike.

Ndonëse ishte arritur marrëveshja mes të dyja vendeve, megjithatë kjo ka mbetur e pa zbatueshme për vite me radhë.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2010 mes ish ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe ish ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, p[ër hapjen kufitare në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë, si nevojë e qarkullimit të banorëve të zonave nga të dyja anët e kufirit. Bazuar në nenin 5, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, liria e lëvizjes paraqet një element kyç dhe është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, drejtuar Qeverisë së Kosovës. /2LONLINE.com/

Tags: aktuale Debëlldeh Maqedoninë e Veriut pikës kufitare Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

26 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com