Zejnullah Jakupi
Prof Dr. Ibrahim Berisha u ankua sot në FB(12.02.2017) duke thënë se pse duhet kushtuar kaq shumë vëmendje Qeverisë së Serbisë çka flet? „Ajo nuk flet për atë që bënë dhe mendon të bëjë. Ajo do që shqiptarët dhe shteti i Kosovës, si humbësi në mjegull, të vrapojnë pas agjendave të saj mashtruese. Duhet një strategji nacionale për të fituar betejën kundër propagandës kaq agresive të Serbisë…“.
Ky ishte vërtetë një shqetësim me vend. Është çudi pse shteti i Kosovës ose qeveria nuk bënën punë më të vyer në këtë drejtim. Kosova, si brenda ashtu edhe jashtë ka mjaftë ekspertë nga fusha e shkencave të komunikimit. Po ashtu nga këtu, ai që e di se si bëhet kjo analizë dhe si duhet ti kundërvënë kësaj propagande dihet se shkenca e komunikimit ka disa modele bazuar nga aspekti i politikes së informacionit prej nga do të nxirrnim konkluzione dhe ndërtimin e një kampanje se si duhet evituar kjo propagandë, pra mos të ankohemi mbase ka mjafte teorie nga shkenca e komunikimit, por nuk ka kuadro, ose nuk duan t´i kenë. Në qeverinë e Kosovës mungojnë ekspertët që mund ta bënin këtë punë me këshillime. Në këtë qeveri do të duhej të punonte patjetër një profesionist nga kjo fushë, pse jo një profesionistë me titull Dr. nga shkenca e komunikimit.
Nga kureshtja shikova uebfaqen se Kryeministrisë se çfarë përmban kjo faqe, sa punëtore ka dhe kush janë ata personalitete? Aty gjeta këto info, për numrin e zyrtarëve dhe me nga një rresht për postet. Ja sa zyrtarë ka kryeministria? Thuhej se numri i të punësuarve në Zyrën për Komunikim Publik është 6 (gjashtë) nëpunës civilë si në vijim: Drejtor i Zyrës për Komunikim Publik; Koordinator i Zyrës për Komunikim Publik; Zyrtar i lartë për komunikim me publikun; Zyrtar i lartë për komunikim dhe trajtim të kërkesave për qasje në dokumente publike; Zyrtar për komunikim me media dhe akreditim; Menaxhere administrative e zyrës dhe mirëmbajtëse e ueb faqes së ZKM-së.
Nga këta zyrtarë nuk është dhënë asnjë emër konkret se kush janë ata dhe çfarë pune bëjnë? Unë e di se Drejtori i Zyrës për Komunikim Publik është thelbi i kryeministrisë, ose ai që e ka fjalën kryesore aty. Këta me siguri e kanë kuptuar keq, mendojnë se ky zyrtar është vetëm për publik dhe me ju dhënë informata gazetarëve…E kush merret me kampanja kundër propagandës dhe imazhin e shtetit dhe kryeministrisë, “facke news” që drejtohen kundër Kosovës dhe institucionit në fjalë….etj etj?
Public Relation
Po të kishte qeveria e Kosovës s´paku një ekspertë nga kjo fushë do të mund ta formonte shtabin, ndoshta siç e kanë institucionet ndërkombëtare nga 7-8 veta dhe ti rreket punës me metoda shkencore, duke analizuar të gjitha paraqitjet e kryeministrit në medie, brenda dhe jashtë, duke filtruar artikujt dhe mesazhet nga Serbia dhe ato në opinionin ndërkombëtar, me këtë rast do të duhet bëhet analiza IST und SOLL Zustand: si është imazhi i Kosovës dhe institucioneve dhe si duhet të jetë ai? Me këtë rast ndërtohet strategjia, bëhet analiza, projektohet buxheti dhe lanshet kampanja për tu kundërvënë kësaj propagande. Pra, analiza duhet të jetë shkencore e shoqëruar me datat dhe statistika pa lënë anash edhe interpretimin kualitativ etj.
Zëdhënësi i qeverisë ose i kryeministrit, në radhë të parë është përçuesi i interesave të institucionit, që në të vërtetë do të duhej të jenë edhe përfaqësues dhe përgjegjës për lansimin e interesa publike e nacionale, për të cilën punon. Këto Interesa dhe prezantimi i tyre në opinion është sipas shkencëtarit gjerman F. Ronneberger; “Legjitimi për mes informacionit” çelësi i demokracisë, dhe ruajtjes së stabilitetit, pasi që opinioni publik në këtë rast është arena ku mbahet dialogu i shoqërisë, idetë më të mira dalin mbi sipërfaqe, interesat e përgjithshme, me këtë tejkalohet logjika e manipulimit e cila(po të mbisundonte do të sillte vendime të demshme për shoqërinë me metodat e saja jolegjitime, me këtë do të merrte fund sistemi i demokracisë , ekzistenca e sistemit të quajtur ‘shoqëri´ (ose shtet)”.
Kampanjat mediatike të Serbisë dhe heshtja e institucioneve të Kosovës
Skandale siç ishte ajo e prishjes së murit dhe ndaljes së trenit ishin kampanjë mediatike, një zhurmë që u bë për të testuar situatën. Disa mendojnë se dy qeveritë kishin përfitim nga këto skandale. Qeveria serbe në Beograd thoshte; serbët nuk kanë liri, po mbrohen prej shqiptarëve, treni është kulturor dhe ka mesazh të paraqesë, por kur „kuptua“ se ishte provokues dha urdhër që të ndalet aty ku duhet!!! Ishte kjo brohoritje e një fitoreje pa humbej: Ndërsa qeveria e Kosovës dhe instancat e saja deklaruan se ishte pikërisht merita e tyre që e ndalën trenin. Rezultatet e saj shtoheshin dhe vërtetoheshin. Njëherë për meritat se e prishën murin, ani pse ishte ndërtuar nga një firmë e shqiptarëve dhe pastaj dilte qe ky ishte një mision i rrezikshëm (fal zotit edhe këtë e kaluam pa humbej dhe viktima!!!). Pastaj fitoren e vërtetë e vulosi me „ndaljen“ e trenit famëkeq.
Në kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi kritikat ndaj qeverisë për gjoja prezantimin e tij “super të shpeshta” në media, ishin të shpeshta dhe thumbuese. Kryeministri akuzohej për “personalizim” të ngjarjeve, dhe preferencave të tija partiake. Tani kur këtë kryeministri e drejton Isa Mustafa duket se ka mungesë të prezantimit në media, gjithashtu edhe reagimi ndaj zërave kritikues dhe propagandues nga arena ndërkombëtare është minimale ose nuk vihet fare re. Kjo ka ardhur, mu nga përkujdesja “disi e tepruar” e jo transparencës së qeverisë, reagimi i saj i munguar dhe kalimi në pasivizëm. Disa mendojnë se për prezantim dhe reagim më të shpejt, në media ky nuk është faj vetëm i kryeministrit, por më shumë i zëdhënësit ose mungesës së strategjisë kombëtare të informacionit.
Zyra për Informim, ose sikur i tërë ekipi ka rënë nën depresion
Zyrtarët kosovarë të informacionit sikur nuk kanë aftësi analitike të mendimit ekonomik politik dhe social. Atyre u mungon qasja ndërkombëtare, pra aftësi për t’i kuptuar ndërlidhshmëritë dhe proceset e ndryshme që janë zhvilluar në Kosovë, dhe një aftësi për të kuptuar çështjet juridike, specifikat komperative në sistemin e medieve në arenën ndërkombëtare, dhe gatishmëri dhe aftësi për të dialoguar e për të organizuar konferenca të ndryshme shtypi me rrezatim ndërkombëtar, punë të cilën qeveria e Serbisë po e bënë shumë më mirë, e cila u vërtetua me bisedat në Bruksel.
Posa përfundoi takimi, Serbia akuzoi Prishtinën për ndërprerjen e dialogut në Bruksel, të cilin e kishte thirrur Z.Mogerini. Mediet gjermane, shumica prej tyre anuan kah Serbia duke thënë se Kosova e ka shpallur pavarësinë e njëanshme në vitin 2008.Nuk e potencuan se gati shumica shteteve Perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ndër ta edhe Gjermania. Çka prononcoi qeveria e Kosovës; ju drejtua opinionit kosovar përmes Facebook-ut. U ankua pse Serbia depërtoi në lajmet ndërkombëtare duke u shfajësuar shqiptarët, ndërsa Kosovën e la sërish fajtore. Në gjermanisht nuk thuhet pa shkas: :Tue gutes und rede darüber- është më mirë të flasësh (kur duhet…sic!) A ka qeveria e Kosovës personalitete të shkolluar ti veje në funksion te zëdhënësve. Qeveria gjermane i “vjel” gazetaret më të mirë,në Kosovë gazetarët më të mirë punojnë në media dhe jo në qeveri apo ministri.