Protesta e ditës së diel në Podgoricë ishte e katërta me radhë në katër javët e fundit. Rreth dhjetë mijë protestues kanë marshuar nëpër qendër të qytetit, duke brohoritur “Milo hajduti”.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, për ta kërkuar dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviq, zyrtarëve të qeverisë dhe të sistemit të drejtësisë, të cilët i akuzojnë për mungesë të luftimit të korrupsionit.
Këto protesta filluan pasi një ish-aleat i presidentit Gjukanoviq e akuzoi presidentin dhe partinë e tij për marrëveshje të dëmshme financiare dhe korrupsion.
Sidoqoftë, ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa autoritetet e Malit të Zi e kanë akuzuar ish-aleatin e tij për pastrim të parave dhe mashtrime.