Projekti është promovuar në shtëpinë e familjes së Drita e Hazër Shehut, ku ministrja Justina Pula, simbolikisht ka zëvendësuar një poç të zakonshëm, me një llambë fluroscente, e cila shpenzon 80 për qind më pak energji.
Ministrja Pula ka thënë se kursimi i energjisë elektrike që është një masë për ndërrimin e poçeve nuk ka të bëjë vetëm me kursimin e mjeteve financiare në buxhetin familjar, por ka të bëjë edhe në kursimin e energjisë elektrike.
Ajo tha se qëllimi i këtij projekti është të inkurajoj amvisëritë që të përdorin më tepër poçe efiçiente, sepse ato shpenzojnë ndjeshëm dhe më pak energji sesa poçet e rëndomta dhe kanë jetëgjatësi deri në dhjetë vite.
“Shumë amvisëri në mbarë botën kanë filluar të përdorin këto poçe, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë ka nisur të ndalojë me ligj përdorimin e poçeve të zakonshme”,tha ministrja Pula.
Ministrja Pula, tha se ndriçimi është një kontribuues madhor në faturat e energjisë dhe ka falënderuar GTZ për bashkëpunim, duke besuar se ky bashkëpunim, do të jetë edhe në të ardhmen në realizimin projektit tjetër që ka të bëjë me ndriçimin e qytetit, në pesë komunave të Kosovës.
Ndërsa kreu i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa tha se ky projekt ka për qëllim një qasje të re dhe një vetëdijesim të ri në kursimin e energjisë, kursimin e buxhetit familja dhe kursimin e centralet nga ngarkesat
“Në rastin e Kosovës, pos kursimeve tjera që sjellë zëvendësimi i teknologjisë së ndriçimit, efekte të mëdha ka edhe në mbrojtjen e ambientit”, ka thënë Mustafa., i bindur se do të shtrihet edhe në qytetet dhe fshatrat tjera të komunës së Gjilanit dhe Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesja e kompanisë OSRAM, Gabreiel Weltzien, tha se me zëvendësimin e 10 poçeve, një familje mesatare kosovare kursen rreth 28 euro në vit, ndërsa për të gjitha familjet në Kosovë do të kursente rreth 7 milionë euro në vit dhe në të njëjtën kohë mund të kursehen rreth 30 GWh energji elektrike, çka do të rezultonte më me pak ndërprerje të energjisë dhe një furnizim më të sigurt me energji elektrike./2lonline/