Sot nën organizimin e Komunës së Kamenicës është promovuar libri “Misteri mbretëror” nga autoret Tara, Melika dhe Duela.
Ky libër i prezantuar nga vajzat si dorëshkrim para ca muajsh te Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka gjetur më pas mbështetjen për lektorimin, dizajnimin dhe botimin e librit.
Sot nën praninë e Kryetarit Rahimaj, Nënkryetarit Jakupi, drejtorit të DKA-së Afrim Dërvishi, nxënësve e profesorëve është mbajtur promovimi i librit.
Kryetari Rahimaj është shprehur se është shumë e rëndësishme që këto iniciativa të përkrahen sepse në fund të ditës na shërbejnë të gjithëve.
Kurse Drejtori Dervishi është shprehur se iniciativat e tilla do të mbështeten gjithmonë dhe duhet të shërbejnë si shembull edhe për nxënësit e tjerë.
Edhe autoret e librit së bashku me Drejtorin Mustafa kanë falënderuar Kryetarin Rahimaj për mbështetjen. /2LONLINE/