DYLON

Komuna e Vitisë po vazhdon edukimin shëndetësorë në komunitet për shëndetin oral

Komuna e Vitisë po vazhdon edukimin shëndetësorë në komunitet për shëndetin oral
Avatar photo Redaksia

Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar  sot me aktivitete në komunitet, konkretisht në Komunën e Kllokotit, në fshatin Mogillë.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës dhe mësuesit e kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Edukimi për shëndetin oral  është mbajtur në  shkollën fillore: SHMU” Gjon Sereqi” në Mogillë me nxënësit e klasëve të IV dhe të V-ta.

Dr.Durim Rexhepi- stomatolog, dr.Almira Rama-stomatologe dhe dr. Naza Sahiti-stomatologe kanë folur para nxënësve të klasëve të ulëta për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, mënyrën adekuate të pastrimit të dhëmbëve, kanë demonstruar pastrimin e dhëmbëve si dhe kanë bërë shpërndarjen e broshurave.

Përndryshe, sipas stomatologëve që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrolloj dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu.

Foto dhe info: QKMF- Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.