Biblioteka e Qytetit “Fan S Noli” Gjilan – Zyrtare
Të shtunën më datë 3 qershor, në Bibliotekën e qytetit, miku i përhershëm i saj, poeti shkrimtari e veprimtari i devotshëm, autori më i dashur për fëmijë (edhe për nderë të festës së tyre 1 Qershori), poeti Hysen Këqiku promovoi librin e 11 po për fëmijë. Libri është i 42-ti me radhë që mban vulën e autorit.
Ky promovim dhe vet ngjarja kulturore ishte e rrethuar nën shoqërimin e miqve të tij –veprimtarë, autorë e shkrimtarë nga Gjilani, Presheva, Prishtina, Kumanova e Shkupi e të gjitha trojet tjera ku frymon gjuha e bukur shqipe.
Duke i falënderuar, siç tha vet autori: që prej vitit 1965 kur në revistën “Zani i Rinisë” u botua poezia e parë e tij. “Ajo edhe sot më motivon që të shkruaj e të lexoj, kjo është pjesë e jetës sime, pa lexuar dhe pa shkruar nuk e zë se jetoj… ..Shkruaj për fëmijë dhe për të rritur. Së fundi nga autori Hysen Këqiku u botua dhe erdhi edhe në Bibliotekë, libri me një përmbledhje me poezi dhe proza për fëmijë me titull ‘Lulelalet veshin petale”…. po gjithnjë sipas autorit ” ne krijuesit gjithmonë jemi në kërkim të asaj se si e sa mund të jetë një libër edhe më mirë”. Ndoshta ky titull me një ndjenjë poetike do të tërheqë edhe më shumë shprehet poeti Këqiku, sepse librit i është shtuar edhe një detaj, është ilustruar mjeshtërisht nga artisti i madh –Gjilanasi, Rasim Vllasaliu.
Pastaj për vështrimin letraro- estetik të librit në fjalë folën edhe Arbëresha Aliu, Met Rexhepi dhe Shefik Shkodra. Promovimin me plot ndjenjë e mjeshtri e udhëhoqi Liridona Mehmeti. /2LONLINE/