DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Mjedisit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe nxënësit e kursit “Art Sudio Vincent” – Viti, kanë mbajtur një koloni artistike në parkun e qytetit “Njazi Azemi- Komandat Mjekra”, kryesisht me motive rreth mjedisit si dhe u bë një aksion i grumbullimit të mbeturinave.

EkoHigjiena

Në këto aktivitete i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i Urbanizmit, Visar Demiri dhe të tjerë.

Kryetari Haliti falënderoI të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet duke potencuar rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit për qeverinë komunale të Vitisë.

Ai shtoI se me vendimin e tij edhe viti 2023 është shpallur vit i ruajtjes së mjedisit në këtë komunë. I pari i komunës tha se gjithnjë e më shumë qytetarët e Vitisë, në veçanti rinia po kuptojnë se mjedisi është i rëndësishëm për të gjithë ne, në veçanti ambienti i pastër, mbjellja e drunjëve etj.

Përndryshe me 5 qershor në mbarë botën organizohen ngjarje të ndryshme për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin për mbrojtjen e mjedisit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.