Në një nismë për të nxitur ndërgjegjësimin e të rinjve në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore, si dhe për të promovuar përkujdesjen për mjedisin, KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan në bashkëpunim me Qendra Rinore e cila isht inciatore e këti aktiviteti, kemi realizuar një aktivitet të veçantë e cila kishte për qellim të nxisë ndërgjegjësimin në mes të të rinjve për rëndësinë e lumenjve dhe mjedisit që na rrethon.
Menaxheri për Sherbime me Konsumatorët, Granit Sylejmani, udhëhoqi një intervistë para gazetarëve dhe pjesëmarrësve, duke ofruar informacione të detajuara rreth qëllimeve dhe ndikimeve të aktivitetit.
Përmes këtij aktiviteti, u shpreh një mesazh i fuqishëm për përkujdesjen ndaj mjedisit dhe nevojën për të ndërmarrë veprime të qëndrueshme për të mbrojtur dhe për të promovuar burimet natyrore.
Pas përfundimit të sesionit, të rinjët u inkurajuan të angazhoheshin aktivisht në veprime të tjera të përkujdesjes ndaj mjedisit dhe të shpërndanin mesazhet e tyre pozitive.
Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe veprimeve të përshtatshme për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit, duke ndihmuar në formimin e një brezi të ri qytetarësh të përgjegjshëm ndaj natyrës dhe mjedisit