Shkruan Sami Arifi
Dy autorë të librit: Zymrije Salihu dhe Samet Dalipi, më 09.12.2023 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti bënë promovimin e librit me titull “Jakup R. Jahiri- Një Jetë Kushtuar Shtetndërtimit të Kosovës” Monografi.
Ky libër i dy autorëve: Zymrije Salihut dhe Samet Dalipit, që ishin ish nxënës të prof. Jakup Jahirit, më vonë veprimtarë së bashku me profesorin e tyre, paraqesin veprën atdhetare shumëdimensionale të Prof. Jakup Jahirit si edukator i shkëlqyer, profesor i parë i lëndës së Fizikës me përgatitje profesionale në procesin edukativo-arsimor, në punën si profesor ai ishte me cilësi të veçanta, i sakt në kohë dhe i përpikët në orë, i përgatitur së tepërmi për të dhën dije te nxënësit, ishte edhe misionar i shkëlqyer duke pri i pari në rreshtim në frymëzimin e rinisë për çështjen kombëtare deri në çlirimin e atdheut. Prof Jakupi rrjedhte nga një familje me taban atdhetar i frymëzuar që nga mosha rinore e tij, ai ishte nga fshati Sodovina e Jerlisë së Vitisë i cili si i ri u frymëzuar me ide përparimtare liridashëse, ai ishte atdhetaria e madhështisë së kauzës kombëtare, në veçanti te gjeneratat e reja. Puna e Prof. Jakupit ishte therrë në sy të armikut shekullor serbo-sllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Prof. Jakupi ishte frymëzues nga literatura kombëtare e ndërkombëtare se si duhet të duhet atdheu dhe si vihet deri te çlirimi nga robëria shekullore e atdheut, prandaj ai, më 28.03 1989 kur Kosovës iu hoq edhe ajo pak autonomi që kishte, pushteti okupues serbo-sllav e arrestoi dhe e dërgoi në të quajturin “izolim”, në burgjet serbe në Vranjë dhe në Shabac, ku, së bashku me shokët vitias: N. Arifin, G. Sylejmanin, A. Bajramin, F. Imerin dhe P. Azemin përjetuan torturat më shnjerëzore që mundë t’iu bëhen njeriut…
Prof. jakup Jahiri ishte i palodhur edhe për shtetndërtimin e Kosovës së cilës ia kushtoi tërë jetën që ajo të funksionojë në rregulla të mirëfillta të demokracisë me pavarësi të plot të gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit për të pasur një ecje të shpejt dhe të shëndetshme vendi ynë në zhvillimin ekonomik… Qoftë i paharruar kujtimi për atdhetarin e madh Jakup Jahirin, përgëzime për veprën madhështore të autorëve të librit: Zymrije Salihut dhe Samet Dalipit… /2LONLINE/