Kandidati i PDK-së për deputet, Zenun Pajaziti në vazhdën e takimeve, sot ka takuar një grup të rinjësh, të cilët ai i ka quajtur kuadro të vyeshme të shoqërisë duke ju thënë se mund të jenë pjesë e qmueshme e PDK-së.
Promotore e rritjes së PDK-së ndër vite ka qenë Rinia Demokratike, duke e krahasuar me partinë tashmë të besuar për qytetarin PDK-në, e cila është bartëse e proceseve më të rëndësishme historike të vendit dhe tash përsëri është bartëse e zhvillimit, ndërtimit dhe integrimit duke fuqizuar rininë e Kosovës drejt rrugës euro – atlantike.
Ai me këtë rast në bashkëbisedim me të rinjtë ka thënë se Gjilani dhe Kosova ka rininë më të përgatitur në regjion dhe më gjerë, si në aspektin profesional ashtu edhe sa i përket kreativitetit në hap me zhvillimet.
Rinia e gjilanit por edhe e PDK-së është zemra e zhvillimeve në Kosovë, ndërsa PDK kreativitetin e shndërron në program qeverisës me ide kreative dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
“Jeni vlera dhe pasuria jonë më e madhe që kemi në dispozicion. Ju jeni promotorët e zhvillimeve politike, profesionale, shoqërore por edhe të zhvillimit të vendit. Në programin e kryeministrit Thaçi që është MISIONI I RI dhe Fondi i Punësimit, ju keni trajtimin më të mirë në të gjitha fushat, si në aspektin e përgatitjes profesionale – studimeve, punësimit, të bërit biznes dhe çështje të tjera me rëndësi”, potencoi Pajaziti.
Ai më tej ka thënë se realizimi i projektit të prezantuar nga ana e kryeministrit Thaçi domosdo që një rëndësi të madhe e ka edhe kyçja e rinisë në implementim dhe kjo do të bëhet që nga mbështetja e studentëve për studime, e deri tek punësimet e reja të mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës në vende të reja të punës dhe të bërit biznes.
/ e sponsorizuar/