Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktmin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër te prokurorit, një (1) person është ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “ Shantazhi”.
Kurse, një (1) person është ndaluar për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimti kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Shantazhi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”. /2LONLINE/