Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Dhunimi’’. /2LONLINE.com/