Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.