Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet “, “Lëndim i lehtë trupor “ dhe “Mospërfillja e Gjykatës“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. /2LONLINE/