DYLON

Presidentja Osmani takon partitë opozitare për t’i informuar për veprimet e fundit

Presidentja Osmani takon partitë opozitare për t’i informuar për veprimet e fundit
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takime të ndara ka pritur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe nënkryetarin e AAK-së, Muharrem Nitajn.

Në këto takime, Presidentja Osmani i ka informuar përfaqësuesit e partive politike për situatën aktuale të sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ajo poashtu i informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Presidentja ka falënderuar partitë opozitare për bashkëpunimin si dhe për qëndrimin e unifikuar në përballje me situatën e krijuar.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.