Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Njëri është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa tjetri është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.