Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngriturnjëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;
Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna ne Familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”. /2LONLINE/