DYLON

Shqyrtohen komentet për draftin e Rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në KPK

Shqyrtohen komentet për draftin e Rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në KPK
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokuroria të Kosovës (KPK), i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, anëtarët e KPK-së, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues ambasadash dhe përfaqësuesit e projektit EUKOJUST.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i komenteve për draftin e Rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në KPK, komente këto, që janë pranuar nga përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, të shoqërisë civile dhe nga ana e profesionistëve të fushës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, pjesëmarrësit prezantuan komentet e tyre për këtë draftrregullore dhe pas shqyrtimit të tyre të detajuar, ato që kanë përmbajtur relevancë janë integruar në tërësinë e draftit.

Në përfundim, Kryesuesi i Komisionit falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre të dhënë përmes komenteve, duke theksuar se për shkak të sasisë së komenteve, pjesa tjetër e tyre do të shqyrtohen në një takim tjetër. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.