Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:
Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/