DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit po përdorë edhe dronë për të monitoruar komunikacionin

Policia e Rajonit të Gjilanit po përdorë edhe dronë për të monitoruar komunikacionin
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit edhe sot vazhdoi me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pjesë e këtij plani, përveç kontrolleve rutinë dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë,  kanë qenë edhe kontrollet me përdorimin e dronëve ku po vëzhgohet nga hapësirat ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë̈ rregullat dhe normat ligjore. Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, kanë vazhduar kontrolle të shtuara në dy rrugë rajonale: në rrugën Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Kamenicë, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptuar nëntë (9) fletë paraqitje  kundërvajtëse”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “Zero” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.