Referuar njoftimit të Prokurorit ët Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’. /2LONLINE.com/