DYLON

Gjobitet vozitësi i autobusit për tejkalim në vijë të plotë

Gjobitet vozitësi i autobusit për tejkalim në vijë të plotë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me autobus, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor Gjilan Prishtinë.

“Kjo informatë,  me foto ( sekuencë) është dërguar në adresën zyrtare të policisë për çka jemi falënderues ndaj mediave për ndihmën e ofruar. Policia, e ka ftuar vozitësin, në stacionin policor në Gjilan dhe ai njoftohet për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dh mediat  që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’, thotë zëdhënësi Hashani.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.