Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /2LONLINE.com/