DYLON

Në Gjilan certifikohen 18 edukatore e infermiere për alfabetin e gjuhës së shenjave dhe komunikimit verbal

Në Gjilan certifikohen 18 edukatore e infermiere për alfabetin e gjuhës së shenjave dhe komunikimit verbal
Avatar photo Redaksia

Janë certifikuar sot në Gjilan 18 edukatore mbështetëse, infermiere e nxënëse të shkollës së mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, të cilat e mësuan alfabetin e gjuhës së shenjave dhe komunikimit verbal.

Ky trajnim i modulit të parë, i cili ka zgjatur dy javë, është organizuar nga Qendra edukative për fëmijët me nevoja të veçanta, me mbështetje të Komunës së Gjilanit.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e ka përgëzuar këtë Qendër për realizimin e këtij trajnimi me moton “Ma kupto heshtjen”, duke thënë se Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë në vazhdimësi këto projekte të rëndësishme.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës edukative për fëmijët me nevoja të veçanta, Shpresa Sejdiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, duke e nderuar atë dhe drejtorin e Arsimin, Nazim Gagica, me mirënjohje për përkrahjen e ofruar në realizimin me sukses të këtij trajnimi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.