Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:
Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE/