DYLON

Gjilani shënoi fitore shumë të rëndësishme, Drita luan nesër një ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme

Gjilani shënoi fitore shumë të rëndësishme, Drita luan nesër një ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e mundur Lirinë, me rezultat 3:0. 

Elvedin Heric ( 8′), Marko Roganovic (47′) dhe Edi Basa (86′), shënuan për fitoren e thellë të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Përveç që ishte e rëndësishme për skuadrën gjilanase, që t’i  kthehet fitoreve, edhe rezultati 3 me 0, është i mirëseardhur për përmirësim goldallimi.

Kjo fitore konsiderohet e rëndësishme poashtu për skuadrën e Gjilanit edhe në përpjekjen e saj për t’u ngjitur në tabelë dhe për t’i ikur pozitës së barazhit. Gjilanasit kuq e bardh, aktualisht janë në pozitën e tetë me 25 pikë, tani një pikë më pak se Feronikeli 74, që mban pozitën e shtatë.

E pikërisht me këtë skuadër, nesër ballafaqohet ekipi tjetër gjilanas, Drita, një ballafaqim shumë i rëndësishëm edhe për të, pasi me fitore eventuale, do  t’i afrohej vendit të dytë dhe të parë, me vetëm 1 pikë, përkatësisht 2 pikë, pasi pikërisht këto dy skuadra, Ballkani, lideri dhe Llapi i dyti, sot kanë pësuar humbje dhe kanë ngelur në kuotat e 51 dhe 50 pikëve, derisa Drita ka aktualisht 46 pikë.

Pra sot në kuadër të javës së 25-të janë zhvilluar këto takime dhe arritur këto rezultate:

Gjilani  – Liria   3:0
Fushë Kosova  – Ballkani  2:0
Malisheva  – Llapi  2:1.

Nesër luhen:

Feronikeli 74 – Drita
Prishtina – Dukagjini