Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë për një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje”, nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e sanksionuar edhe me Kodin e Republikës së Kosovës ‘’Vrasje e rëndë’’, një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”. /2LONLINE/